FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakti Rama-Zaev? Ministri Bushati zbardh detajet e mbledhjes në vjeshtë

Në konferencën e përbashkët mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Buashti dhe atij Maqedonas, Nikolla Dimitrov, u vendos që të ketë një mbledhje të përbashkët në vjeshtën e këtij viti në Pogradec.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Bushati gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z.Dimitrov, i cili ka ndërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare.

“Ne sot ramë dakord”,- tha Bushati, “për të zhvilluar mbledhjen e parë të dy qeverive tona në vjeshtën e këtij viti në Pogradec dhe ky do të jetë një zhvillim i ri sepse do të na krijojë mundësinë të qartësojmë sektorët e bashkëpunimit për realizimin e projekteve strategjike me fonde europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e kanë të gjithë potencialin për një aks të ri zhvillimor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryediplomati Dimitrev nga ana e tij, deklaroi se “ne i gëzohemi takimit të ardhshëm, po ashtu edhe nënshkrimit të deklaratës së Adriatikut, që do të mbahet këtu në Tiranë, në qytetin tuaj e do të ketë shumë domethënie për ne si vendi i 30, anëtar i NATO-s.”

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria ka ndonjë çështje të hapur me Maqedoninë, Bushati deklaroi se Shqipëria nuk ka ndonjë çështje të hapur me Maqedonië, por kërkon vetëm angazhim, bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?