Pakti Thaçi-Vuçiç, Johannes Hahn: Mjafton të ruhet stabiliteti në rajon
Komisionerin Johanes Hahnn ka komentuar sot negociatat për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. I pyetur nëse BE ishte pro opsionit për korrigjimin e kufijve, Hahhn tha se BE nuk përkrah asnjë ide specifike të palëve, por është pro çdo marrëveshje që ruan stabilitetin në rajon.
Deklarata e Hann u bë në forumin e mbajtur në Austri, në prani të Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçit.
Në fjalën e tij, Thaçi përmendi çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, arritja e një marrëveshje të tillë nuk është fare e thjeshtë por në të njëjtën kohë shtetasit kosovarë se kufijtë etnikë nuk do të preken.
“Koha për të bërë arritur marrëveshjen Kosovë-Serbi është tani. Nuk është farë e thjeshtë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi shqyrtuar rishikimin e kufijve. Kosovës nuk do t’i preken kufijtë etnikë por marrëveshja jonë ka një vizion të qartë”,- tha Thaçi. Presidenti i Kosovës tha se po kërkojnë një zgjidhej për paqe dhe marrëveshja Kosovë-Serbi nuk ka përse të sjellë probleme në rajon. “Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe ne e mbështesim rrugëtimin e saj në BE dhe NATO. Edhe Serbia duhet të jap garanci që në Bosnje nuk do të ketë ndryshime nga kjo marrëveshje”,- tha Thaçi.
Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Vuçiç i kërkoi të gjithë vendeve të tjera të Europës që kanë ndërhyrë në debat që të qëndrojnë larg pasi të dyja vendet e Ballkanit janë mëse të afta ta zgjidhin këtë situatë. “Diskutimet Beograd-Prishtinë? Diskutimet vijnë më shumë nga vendet e tjera sesa nga ne. P.sh nuk e kuptoj pse Britania shqetësohet kaq shumë. Ne e konsiderojmë Kosovën një shtet të lirë. Gjysma e shteteve thonë se Kosova është e pavarur por shumë vende të tjera e konsiderojnë serbe. Si do ta zgjidhim këtë? Ju thoni mos i ndani sepse ne i ndamë ashtu siç deshëm. Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tonë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët. Kush do ta zgjedhje problemin e tyre, kush do të jetë i aftë ta zgjidhë? Askush përveç nesh. Në Serbi kemi një situatë politike të fortë, sepse ata mendojnë që unë do t’i jap një pjesë të Serbisë shqiptarëve. Duhet mbajtur paqja dhe qetësia në vendet tona. Ne po bëjmë diçka për të ardhmen ne dy vendeve. Na e lini ta zgjidhim vetë. Nuk do të lejoj askënd të ndërhyjë. Po i kërkoja Hahn, të mbështeste dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë dhe Thaçi nuk e pëlqejmë njëri-tjetrin por duhet të flasim për të arritur një marrëveshje. Ne nuk e dimë ku janë kufijtë tani. Doni të gjejmë zgjidhje apo të vazhdojmë kështu siç jemi?”,- tha Vuçiç.
KOHA JONË SONDAZH

