Paloka: “Bild” dhe “Zëri i Amerikës” u prishi planet Ramës dhe Arta Markut

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke komentuar daljen e sotme të Donika Prelës e cila pohoi se nuk ka asnjë hetim për dosjen 339 për krim elektoral, tha se Prela u nxorr aty me urgjencë nga Rama.

Por Paloka shkruan se ‘Bild’ dhe ‘Zëri i Amerikës’ ia prishën planet me publikimin e përgjimeve.

‘Edi Rama ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelen kishte siguruar mbylljen pergjithmone te dosjes 339 dhe kishte varrosur faktet qe demaskonin krimin zgjedhor te realizuar prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por fillimisht “Zeri i Amerikes” e me pas  “Bild”  ia prishen planin. Cdo shqiptar e nderkombetar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin ,  di dhe se kush kush vazhdon ti caktoj deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e Dekriminalizimit e detyruam ti nxirrte kriminelet nga Parlamenti .

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj dridhet e perdridhet;  nga nje studio ne  tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin.

Sot, Donika Prelen e nxorri jo qe te tregoj se cfare po ndodh me hetimet por qe te vazhdonte sulmet e porosituara nga ai vete.

Rama eshte mesuar  te bleje gjithcka: Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen nuk eshte problem qe krimi pasi ka diktuar zgjedhjet, sot kontrollon shtetin. Per te problemi eshte kush i nxori pergjimet…

Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit.

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete.

Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit !

Neser ne oren 19.00 shqiptaret behen bashke ne Bulevardin Deshmoret e Kombit  per #ShqiperinsiEuropa’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?