Paloka: Drejtësia në kolaps, juristja e Ramës bëri dy deklarata skandaloze
Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka përmes një reagimi në rrjetet sociale sulmon nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi të cilën e cilëson si “avokaten” e kryeministrit.
Paloka thotë se mbrëmë, e ftuar në një nga studiot televizive, Hysi bëri dy deklarata skandaloze.
“E pyetur për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrezikun që kjo situatë të verifikohet dhe me Gjykatën e Lartë, avokatja e Ramës u përgjigj me qetësi se asnjë problem nuk krijohet…
Edhe në diktaturë, gjykatat funksiononin qoftë dhe formalisht. Në “shtetin” e Ramës dhe Vasilikës nuk paska nevoë…”, shkruan Paloka.
REAGIMI I PLOTË:
Drejtesia ne kolaps. Del ne skene prape avokatja e kauzave te deshperuara: Nuk ka asnje problem qe vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese, madje nuk ka problem po mbeti dhe pa Gjykate te larte…
E kam shkruajtur ne nje tjeter status qe Rama perdor dy “avokate” per ceshtjet e pambrojteshme. Te parin perdor Ballen qe ka pafytyresine si tipar dallues dhe kur ceshtja eshte aq e rende sa as i pafytyri nuk e merr persiper, nxjerr “juristen” qe e ka vene nenkryetare Parlamenti vetem qe ta perdor kur i duhet.
E vene perballe nje gazetareje mbreme , perfaqesuesja e Rames beri te pakten dy deklarata skandaloze me qetesi absolute.
E pyetur per mosfunksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe rrezikun qe kjo situate te verifikohet dhe me Gjykaten e Larte, avokatja e Rames u pergjigj me qetesi se asnje problem nuk krijohet…
Edhe ne diktature, gjykatat funksiononin qofte dhe formalisht. Ne “shtetin” e Rames dhe Vasilikes nuk paska nevoje…
KOHA JONË SONDAZH

