Paloka kundër fraksioneve në PD: Dorën e bashkëpunimit të mos…
Situata në selinë blu, nuk është e qetë. Pas përplajes në mbledhjen e kryesisë, është folur për rimëkëmbjen e PD-së. Gjithashtu nga selia blu, nuk kanë munguar thirrjet pro kritikëve të kreut Basha, për të qenë të bashkuar.
Përmes një statusi në rrjetet sociale nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.
“Kur dikush dorën e shtrirë për bashkëpunim e merr si dobësi, është fatkeqësi, por fatkeqësi për ata vetë që nuk kuptojnë se sa të pavlerë mbeten”, tha ai.
Astrit Patozi, i mbështetur edhe nga grupi anti-Basha, ishte i pari që hodhi idenë e krijimit të fraksioneve brenda selisë blu. Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD, nuk do ketë fraksione teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit kritikëve.
KOHA JONË SONDAZH

