FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Po na kërcënojnë me ekzistencën tonë, t’i tregojmë Ramës së PD është e fortë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 13 majit.

Nga çadra e lirisë, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë prej më shumë se 80 ditësh, Paloka tha se kryeministri Rama po “kërcënon ekzistencën e PD”, duke u shprehur se me këtë protestë kjo parti do të vetëvritet dhe nuk do ekzistojë më.

Në përgjigje të kësaj, deputeti demokrat i ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen protestës, për të treguar se PD është një forcë politike e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka, ju ka bërë thirrje ë gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së opozitës në 13 maj, për ti treguar kryeministrit Rama dhe qeverisë arrogante se nuk mund të zhdukin partinë që u solli lirinë shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka theksuar se në 13 maj, Rama do të marrë përgjigje për kërcënimet e tij të vazhdueshme se do të ndalojnë së ekzistuari partinë demokratike.

Ai ka thënë se ditën e shtunë qeveria do të kuptojë se PD është më e fortë se kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?