Paloka: Rama e ka shantazhin metodë pune

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba pas audiopërgjimit të publikuar në media, akuzohet për shantazh ndaj gjyqtarit të lartë në Strasburg. Deputeti demokrat Edi Paloka në një reagim në Facebook shkruan duke ironizuar se nuk është Biba që ka faj, por “ai është përfaqësues i një qeverie që shantazhin dhe korruptimin e kanë metodë normale pune”.

Reagimi i Edi Palokës:

Biba i Rames ka dy dite qe “habitet” me akuzat qe i behen pse ka shantazhuar nje anëtar te Gjykates se Strasburgut.
Nuk ka faj; ai eshte perfaqsues i nje qeverie qe shantazhin dhe korruptimin e kane metode normale pune .
Nje kryeminister qe ble voten e mjeraneve , qe korrupton prokurore, gjyqtare , deputete e deri ambasadore te huaj, qe shantazhon e ve nen presion kedo tjeter qe nuk i bindet, pse nuk duhet ta bej kete dhe me nje gjyqtar te Strasburgut…?! Prandaj habitet Biba , pse e akuzojne per nje gje qe eshte krejt normale?!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?