Paloka: Sistemi ka rënë. Shejtani tani mund të bëj ç’të dojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për disa çështje që mbajnë të ndezur debatin politik në Shqipëri.

Sipas Palokës, kryeministri Edi Rama, që është edhe krye-skllavopronari i shqiptarëve, e njeh mirë devizën: “Skllavit hiqi bukën dhe shtoi drurin që ta mbash nën sundim.” Çështja mbetet, thotë Paloka, a do pranojmë të trajtohemi si skllevër?

Reagimi i Edi Palokës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitja tek TK perkohesisht eshte bllokuar. Nderkohe vazhdon grabitja me gjithe PPP-te e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Per ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt qe Rama “ e beri” brenda nje dite, nuk ka asnje shenje. PPP Marku “Nuk di gje”, askush nuk e ka thirrur Ramen te pergjigjet per kete ceshtje!

Vellai i Agron Geronit vazhdon te jete minister i brendshem. Askush nuk jep shpjegime ende se perse ligji antimafia nuk ka vepruar ndaj Fatmir Xhafajt.

Nderkohe krimi ben kerdine cdo dite; vrasje, tritol, grabitje, dhune…

Droga vazhdon te kultivohet e te trafikohet me tonelata por Fatmir Xhafaj sipas tradites se “Rilindjes” eshte “ministri me i suksesshem”, madje ja ka kaluar dhe Tahirit . Tahiri kishte eliminuar 99% te parcelave, Xhafaj deklaroi “Zero kultivim kete vit”. Nuk kuptohet, keto parcelat qe shpall se kap vete policia dhe tonelatat qe kap Italia, nga dalin!!!

Prokurorja e krimeve te renda, qe u gradua ne kete post pas sukseseve qe pati ne prokurorine e Durresit ( ne tre muajt qe drejtoi , u vodh posta sekrete dhe vete zyrat e prokurorise) me ne fund paska kerkuar te dije ne se ka apo jo “peshq te medhenj” nen procedim tek kjo prokurori. Te shohim a do gjenden dosjet dhe pergjimet e ministrave, deputeteve dhe kryebashkiakeve socialist qe ishin ne procedim deri diten qe prokuroret e Rames u derguan per ti zhdukur.

Vettingu vazhdon avazin cdo dite. Nuk e di sa te korruptuar ka hequr nga sistemi, po dihen te gjithe te korruptuarit qe ka mbajtur sepse i kane sherbyer dhe jane te vendosur ti sherbejne Rames.

Sistemi i drejtesise ka rene. Shejtani tani mund te bej c’te doje; te grabise me ligj special antikushtetues pronat publike dhe private. Te fale dhe detin e naften poshte tij sepse askush nuk mund ta ndale.

Qytetaret qe me te drejte ankoheshin per te korruptuarit ne sistemin e drejtesise, tani nuk kane as ku te ankohen . Shejtani ka shpallur shtetin pa sistem drejtesie.

Nderkohe papunesia , varferia , pabarazia dhe padrejtesia , thellohen.

Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim”

Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?