Paloka sulmon Ahmetajn: Qeveri palaçosh, papunësia ka rënë se po ikin shqiptarët
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar ashpër ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajt.
Ky i fundit doli nga zyra e Edi Ramës në një deklaratë për mediat, duke thënë se “papunësia në Shqipëri është më e ulëta në gjithë historinë e tranzicionit”.
Shifra optimiste sipas Ahmetajt.
Por nënkryetar i PD-së, Edi Paloka me një reagim të tij, i shikon ndryshe shifrat.
Sipas Palokës, ulja e papunësisë ka rënë sepse shqiptarët kanë ikur nga vendi, duke kërkuar punë jashtë Shqipërisë.
Reagimi i Edi Palokës në Facebook:
Qeveri palaçosh;
kanë detyruar mbi 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi dhe deklarojnë me paturpësi se është ulur përqindja e të papunëve.
Në fakt vendet e punës janë ulur, është rritur numri i shqiptarëve të mbetur papune që largohen nga vendi dhe palaçot këtë e paraqesin si ‘sukses’, si ulje te numrit të të papunëve në vend…
KOHA JONË SONDAZH

