Paloka: Tahiri kërcënoi Ramën

Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri mbrëmë “s’keni parë gjë akoma” e kanë dhënë efektin, pasi rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë jo Tahirin por Ramën. Sipas Palokës ky është akti i fundit, ndaj ai thekson se kjo nuk do të lejohet dhe se Rama duhet të bëhet gati për përballje.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës. Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës (“nuk keni pare asgjë akoma”) dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin.
Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën.
Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.
Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?