FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Tao Palla, detajet në gjyq

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka paralajmëron kreun e grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla se do të nxjerrë detaje të tjera në gjyq për t’i prezantuar publikut zëvendësin e Ramës.

Në një status në “Facebook” Paloka i përgjigjet deklaratave të Ballës për kallëzimin për shpifje ndaj tij dhe thotë se ai po mbron përdhunuesin e një jetimeje, ndërsa më parë ka qenë edhe vetë i akuzuar për përdhunim.

Paloka thotë se në gjyq do t’i japë të gjitha me detaje nga burime origjinale, duke i treguar deputetit socialist se ka ca të njohur në Laç.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I PALOKËS
Shpifësira e “Rilindjes”, zëvendësi i denjë dhe quasisozia i Edvin Ramës, paska shkruar se do më hedhë në gjyq për shpifje duke më quajtur dhe “shpifës profesionist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Edvini kur e akuzova për lidhjet e tij me krimin përpara se të përgjysmonte grupin parlamentar për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Tahiri kur e akuzova për lidhjet me krimin, kryesisht me Habilajt, përpara se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij.
Tani radha e Taos. Po Tao Palla është më i shpifuri ndër ta…

Sot akuzohet se ka mbrojtur përdhunuesin e një jetimeje, por disa kohë më parë ka qenë i akuzuar vetë për përdhunim (është fatkeqësi shumëfishe kur qenie të mbytura në komplekset e inferioritetit si pasojë e të shkuarës deficitare bëhen papritur të pushtetshëm).

Po në gjyq do i japim mundësi publikut ta njohë dhe më mirë zëvendësin e Ramës. Unë ndryshe nga Berisha, do të t’i jap me detaje të gjitha, nga burime origjinale (besoj e di që i kam ca të njohur në Laç…). E jo vetëm aq…

E kam thënë dhe më parë që të merresh me Tao Pallën është si të shkelësh me vetëdije mbi bajgë, po me që më ka ftuar…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?