Papa Françesku viziton Turqinë

Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet ateist. Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.
Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.Para disa ditësh, Papa Françesku tha se përderisa “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.