FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa Françesku vlerëson rolin e grave për paqe

Papa Françesku e nisi vitin e ri duke vlerësuar aftësitë që kanë gratë për të sjellë e mbështetur paqen në botë ndërsa krahasoi dhunën ndaj tyre me një ofendim kundër Zotit.

Kisha Katolike shënon 1 Janarin si një ditë kushtuar paqes në botë me një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe mosmarrëveshjet si dhe të rrënjosin paqen tha Papa Françesku gjatë meshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ato i shndërrojnë problemet në mundësi për rilindje dhe rritje. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë, të aftë për të thurur fijet e bashkimit në vend të konfliktit dhe ndarjes”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa Françesku bëri thirrje për të mbështetur e mbrojtur gratë, si dhe që t’i jepet fund dhunës kundër tyre. Të lëndosh një grua është si të fyesh Zotin, tha ai.

“Të gjithë mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë më paqësore, duke filluar nga zemrat e çdo personi dhe marrëdhëniet në familje, pastaj brenda shoqërisë e deri te marrëdhëniet mes popujve dhe kombeve”, shkruante Papa Françesku në një postim në Twitter përpara meshës me rastin e Vitit të Ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?