FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paparaci/ Ish-ministri Saimir Tahiri, ja ku u ul sot në kuvend (FOTO)

Emra të rinj hynë sot në Parlamentin e ri të Shqipërisë, por ka pasur ndryshime edhe brenda deputetëve të vjetër. Njëri prej tyre është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në kabinetin e ri qeveritar nuk do të ketë asnjë detyre ministrore.

I vlerësuar jo pak herë nga Kryeministri Edi Rama si ministri më punëtor dhe më i suksesshëm, por edhe më jetëgjatë në krye të Ministrisë së Brendshme, sot Tahiri është i “zhveshur” nga çdo përgjegjësi e lartë, përveç postit të deputetit të Partisë Socialiste.

Në seancën e parë parlamentare që u mbajt paraditen e sotme, ra në sy vendi ku ishte ulur Saimir Tahiri. Në reshtat e fundit të sallës së Parlamentit, ish-ministri i Brendshëm qëndronte i vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?