Paralajmërimi i Moody’s, reagon Vasili: E ardhmja ekonomike shumë e rrezikuar, Rama nuk flet asnjë fjalë
Paralajmërimi i gjigandit ndërkombëtar të vlerësimeve financiare, Moody’s, se Shqipëria mund të përballet me rënien e investimeve të huaja, pas përfundimit të gazsjellësit Trans Adriatik dhe kaskadës së Devollit, ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se këto shqetësime janë madhore dhe me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe të ekonomisë me pasoja që do të përplasen mbi qytetarët.
Sipas Vasilit, e ndërsa e ardhmja ekonomike e Shqipërisë është shumë e rrezikuar, kryeministri Edi rama nuk flet asnjë fjalë, jo vetëm për gjetjet e “Moody’s”, por as për projektet e huaja që pritet të vijnë në Shqipëri.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Moody’s, gjiganti botëror i vlerësimit financiar paralajmëron rënien e madhe të investimeve të huaja në Shqipëri, që në fakt ka filluar rritjen e pashmangshme e të madhe të inflacionit dhe një gjendje të trazuar të financave dhe ekonomisë së vendit në katër vjetët që vijnë.
Këto shqetësime janë madhore dhe me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe të ekonomisë me pasoja që do të përplasen mbi qytetarët.
Shkollëpaktit kryeministrit tonë nuk krijon shqetësim kjo, sepse nuk kupton asgjë nga ekonomia me aq shkollë sa ka, vizioni i shkon deri një ditë me pas dhe asnjë orë me shumë, interesin e vet ka rëndësi ta ketë në rregull dhe në çdo rast dihet që do ikë dhe do jua lerë fatkeqësinë pas shqiptarëve.
Ndaj, nuk flet asgjë kryeministri ynë për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë që është shumë e rrezikuar.
Nuk flet :
-ç’projekte të huaja do të vijnë në Shqipëri,
-ç’masa duhen marrë që Shqipëria të jetë atraktive për të huajt,
-ç’hapësira fiskale, administrative ligjore duhen për të ndryshuar këtë moçal demotivues për investimet e huaja.
Por edhe Moody’s kujt i flet, me kë lodhet, shkollëpaktit kryeministër s’ia ndjen hiç, të tijat….në rregull i ka.
KOHA JONË SONDAZH

