Paralajmërimi i Vasilit: Shërbimet partnere do nxjerrin fakte për llogari të pista në parajsat fiskale

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nc0DH1wgxX4&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme për lidhejet e krimit me politikën në Shqipëri. Në fjalë e mbajtur mbrëmë vonë në Kuvend, Vasili tha se shumë shpejt do të ketë lajme të rëndësishme për llogari në parajsat fiskale që lidhen me çështjen e mbetjeve.

Duke folur në Kuvend Vasili tha se: “Kjo foltore këtu ka ngrënë grushte e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën (për mbetjet) duke vënë në kushtet e një paradoksi antagonisht të pakuptueshëm të pashpjegueshëm, po me një motiv të fortë i cili është një motiv i pisët i shëmtuar. Është një motiv i cili janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje vende mike, shërbime partnere të cilët sigurisht në javët dhe muajt që vijnë do bëjnë që këtu të ketë lajme ngjarje që na duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë natyrshëm edhe ngjarje që vijnë, për llogari emrash të rëndësishëm nga ofshore të largët ku qofshin këto llogari të pista gjithfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo të lidhura me mekanizma vendesh fqinje apo jo etj., të cilat do të kenë sigurisht përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave sdo kemi ne vend tu bëjmë as diskutime demagogji as politikë elektorale por do të jetë pastaj domen i drejtësisë për ti ndjekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala në Kuvend e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili:

Swiss Digital Mobile Reklama

I nderuar zoti kryetar i seancës, me mirëkuptimin e kolegëve do të marr vetëm 2-3 minuta para se të futem në diskutimin e dekretit, për të vijuar edhe disa konsiderata me diskutimin që sapo parapriu pasi duke qenë edhe për një kohë të gjatë anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, besoj që në atë komision pati një dakordësi dhe një marrëveshje të madhe politike në radhë të parë me marrëveshjen që do të kishim një proces i cili ndonëse ishte në kufi  maksimal të Kushtetutës, ishte një proces i domosdoshëm dhe jetik për vendin. Së dyti ramë të gjithë dakord dhe u shqyem para opinionit publik të themi që nuk ka asnjë çmim dhe asgjë që do të na pengonte për ta bërë këtë gjë pasi çdo çmim nuk ishte asgjë në raport me të mirën e madhe që procesi do të binte në ndryshimin e drejtësisë në ndikimin që drejtësia do të kishte në ekonomi dhe mjaft e mjaft arsyetime të tjera që i bënin kostot për këtë një hiç gjë, edhe kur u diskutua dhe pati një debat publik i cili lidhej pikërisht me këto kosto gjithmonë ky debat u përbuz dhe u tha nuk është asgjë në raport me atë që do të arrijmë, besoj që këtu në këtë debat ndodhemi në kushtet e një pabesie me shqiptarët por edhe një pabesie me njëri-tjetrin. Sot ne vihemi në një pozicion paradoksal, që diskutojmë të mbështesim atë që komisionet kërkojnë vetë, atë që komisioneve u besuam edhe të na binin ndryshimet në Kushtetutë të cilat krijuam një tabu për mos ti prekur në autoritetet e tjera që vinin më poshtë, u dhamë një autoritet të jashtëzakonshëm, i besuam plotësisht dhe thamë që ata janë njerëzit që e njohin, ata janë ekspertët, nuk kemi pse hyjmë, ata dinë, sot dëgjojmë që këto komisione nuk janë në gjendje as të llogarisin personelin e tyre, nuk dinë çfarë thotë legjislacioni i sigurisë, ça dëgjova nga kolegia Hysi, pra ne po miratonim disa komisione mediokrish, është Vetingu i vërtet ky, në rast se këta nuk dinë cilat janë të drejtat e tyre, as të llogarisin as cili është personeli që ju duhet, por çfarë ndërtuam ne në këtë mënyre dhe të gjithë këta të marrë së bashku asnjëri nuk di gjë, asnjëri nuk kupton asgjë dhe shumë e kthjellët Znj. Hysi i sqaron të gjithë dhe i vë në radhë dhe i bie kemi të gjitha institucionet bashkë, të fitojmë një kryetare e cila mund ti menaxhojë fare mirë të gjitha, ky është një paradoks i papranueshëm, është dhe qesharak por dhe tragjik pasi ose i pranojmë, ose i japim besim, ose kemi besim dhe profesional dhe politik dhe intelektual ose hiç. Sot u pa që këta nuk pregatisin dot organikat e tyre , banaliteti më i zakonshëm, për krijimin e një strukture të caktuar, këta nuk arrijnë as deri në këtë drejtim. Është shumë i qartë edhe Kryeministri  i kupton qartë të gjitha strukturat më së miri, këta nuk dinë dhe këtu jemi para një paradoksi dhe çfarë bëjmë ne si opozite, se kërkojmë vetëm që të respektohet mendimi, kërkesa, ajo ngarkesë që ata duan të përballojnë në emër të këtij procesi kaq të madh i cili presim ta bëjë transformimin e madh, besuam dhe të gjithë bashkë e votuam, megjithatë kjo ka pak rëndësi, ne duam ta mbështesim Vetingun, megjithëse ishte një proces shumë i fortë edhe traumatik, edhe Komisioni i Venecias e pranoi pasi një drejtësi e mirë, një drejtësi funksionuese dhe e pavarur u jep përgjigje të gjitha llojeve të krimeve qofshin ato elektorale si ai i provuar sot në raportin e fundit të OSBE/ODHIR-iti cili konfirmoi se individ me precedent kriminal  kanë luajtur rol të fuqishëm në fushatë qoftë si kandidat apo si mbështetës pra kandidat të konstatuar nga OSBE/ODHIRI-i me rekorde kriminale, këtë nuk e thotë opozita këtë e thonë ata dhe njëkohësisht shitblerja e votës thotë uli ndjeshëm besimin e publikut, këto çështje të mëdha në një drejtësi të mirë marrin dhe një përgjigje të fortë, që në qoftë se kjo drejtësi e mirë do të evitonte dekretin e plehrave, unë kështu do ta quaj pavarësisht se shumë kolegë duan ti thonë i mbetjeve pasi po në këtë podium kryeministri i ka thënë jo plehrave, jo mbetjeve po ka thënë plehrave dhe unë kështu do ta quaj, në këtë linjë do të eci, pra po të kishim drejtësi të mirë edhe kjo  fushë mbetjesh elektorale, ky landfill elektoral i krijuar në 25 qershor do të mund të luftohej e nuk do të ekzistonte dhe sigurisht që ky landfill elektoral i 25 qershorit lidhet  me këtë landfillin tjetër që ne diskutuam dhe po në këtë foltore është mbrojtur me zjarr që të fshiheshin plehrat, mos të hynin kurrë në Shqipëri dhe po këtu është mbrojtur po me më shumë zjarr. Kjo foltore këtu ka ngrënë grushta e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën duke vënë në kushtet e një paradoksi antagonisht të pakuptueshëm të pashpjegueshëm po me një motiv të fortë i cili është një motiv i pisët i shëmtuar. Është një motiv i cili janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje vende mike, shërbime partnere të cilët sigurisht në javët dhe muajt që vijnë do bëjnë që këtu të ketë lajme ngjarje që na duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë natyrshëm edhe ngjarje që vijnë, për llogari emrash të rëndësishëm nga ofshore të largët ku qofshin këto llogari të pista gjithfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo të lidhura me mekanizma vendesh fqinje apo jo etj., të cilat do të kenë sigurisht përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave sdo kemi ne vend tu bëjmë as diskutime demagogji as politikë elektorale por do të jetë pastaj domen i drejtësisë për ti ndjekur. Ndaj sot me këtë votim ku më së fundi të gjithë së bashku të shtrënguar do ta votojmë, qofshin dhe ata që abstenojnë aksidentalisht sepse logjika e gjërave  kështu ecte dhe në fund të fundit parlamenti nuk kishte më çtë thoshte pasi pro dhe kundra u konsumuan, u thanë të tëra. Thashë dhe njëherë tjetër foltorja u bë copa dhe për pro dhe për kundër e mira është që me këtë dekret të votojmë të gjithë së bashku, është e qartë që do votohet se s’kanë rrugëzgjidhje tjetër, më së fundi rikthehemi në normalitet, i japim mundësi opinionit publik që të dëgjohet, evitojmë që të dëgjojmë përsëri që i kishim të gjitha laboratorët gati dhe nuk kishim asnjë, evitojmë që të dëgjojmë që i gjithë opinioni publik ishte konsultuar dhe kërrkush nuk ishte konsultuar, evitojmë që të themi se këto plehra s’kanë asnjë dëm shëndetësor as në kohë të shkurtër as në afatgjatë, evitojmë pra një sërë mediokritetesh të të gjitha formave, lëmë edhe pasionet politike të qetësohen edhe të ftohen, poshtë të cilave fshihen lloje të tjera interesash, të cilat i dinë nuk janë të reja të cilat nuk ka asnjë maxhorancë që të na tregojnë se cilat janë këto që i dika ajo dhe si dimë ne dhe në fund të fundit kthehemi në normalitet për të mos iu kthyer këtij procesi më pasi është fare e qartë që kontrolli i këtij vendi, kontrolli i kufijve, kontrolli i territorit, kontrolli i rendit dhe gjithë këto kontrolle të tjera, në bazë të një kontrolli të rreptë që policia blu i bëri territorit e mundësoi që të ishte jeshil me kanabis dhe s’mund ti besohej të kontrollonte dhe plehrat pasi do të kishim mbi to edhe një tok të madh, në këtë mënyre duke votuar dekretin  shpëtojmë edhe nga njëra edhe nga tjetra dhe i futemi një procesi reflektimi për tu ndarë edhe nga plehrat elektorale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?