Paralajmëron Hysi e PS-së: Ja kush e ka radhën pas Kryeprokurorit

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, paralajmëroi ngritjen e KLP dhe KLGJ, pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm. në emisionin “Repolitix”, në Report Tv, Hysi deklaroi se këto janë çështje madhore dhe që kërkojnë bashkëpunim politik, pasi zgjedhja e tyre sjell dhe ngritjen e SPAK.

Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, deputetja e PS foli për një pakt të mundshëm mes mazhorancës dhe opozitës, nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët, pasi ka në thelb ngritjen e reformave të mëdha.

“Pas kryeprokurorit do të kemi krijimin e KLP dhe KLGJ. Këto janë çështje madhore, për të cilat kërkohet bashkëpunim. Me zgjedhjen e tyre ngrihet SPAK. Nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar, korrupsionin, mazhoranca dhe opozita nuk duhet të krijojnë pengesa. Nëse ne si mazhorancë dhe opozitë do bëjmë një pakt, në të cilin do përfitojnë shqiptarët, ku për reforma të mëdha të japim dritën jeshile, që të fillojmë hapjen e negociatave”, deklaroi Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?