FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paralajmëron Patozi: Ja çfarë e pret PD-në nëse Basha rizgjidhet sërish

Lëvizjen për të mos lejuar një garë farse në PD dhe për ta ringritur këtë parti, Astrit Patozi dhe mbështetësit e tij e kanë zhvendosur sot në qytetin e Vlorës.

Përpara tyre, ai tha se ka ardhur koha që të mos e lejojnë me Lulzim Bashën të humbë sërish, ndërsa tregoi dhe numrin e votave që PD-ja ka marrë më pak në rang vendi.

“Kësaj here na nxori në kategori të dytë, pas katër vitesh na çon edhe në kategori të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi humbur 200 mijë vota, por nëse ai vazhdon me farsë elektorale do humbim edhe më shumë. Ai i do mbajë çelësat e kosheres, por bletët nuk do jenë më aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne që jemi këtu jemi PD. Se kuptoj pse po ngutet për ta mbyllur shpejt këtë punë dhe për të marrë çelësat e PD. Kjo nuk është zgjidhje”,– tha Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?