Parlament, Mediu: Rama, prishi marrëveshjen e 18 majit
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një interviste për Ora News, renditi disa faktorë, sipas të cilit Rama po shkatërron vendin.
Ai e konsideron elektoral fjalimin e Ramës në Parlament për programin e qeverisë. Mediu flet edhe për sigurinë kombëtare dhe partnerët strategjikë që vendi ynë duhet të ketë në Ballkan. Ai sqaron edhe idenë e krijimit të grupit parlamentar republikan në Parlament, ndërsa thotë se Rama shkeli marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet. Kreu i PR-së kërkon që të mos ketë rrjedhje votash nga deputetët e opozitës.
Mediu: Një pjesë u bënë pre e parave të drogës. Këta qytetarë kanë nevojë për përfaqësim dhe janë shumë më tepër se numrat e opozitës në sallë. Zt.Rama u hoq të drejtën e votës qytetarëve shqiptarë. I përzuri duke mos i lënë të krijojnë një të ardhme në Shqipëri dhe u vendosi një strukturë kriminale për të kontrolluar procesin, duke u kërcënuar atyre sigurinë për jetën që janë tre elementë bazë u jepen nga Zoti dhe qeveria duhet t’i mbrojë.
Unë shikoj një sjellje hipokrite të kryeministrit. E parë, kërkon që opozita të mos thotë të vërtetën. Mendon që ndërkombëtarët të flasin për shkak të influencave të ndryshme. Pra nuk është serioz. E nisa me një thënie të Edmond Burke “që e keqja të triumfojë duhet që njerëzit e mirë të mos flasin” dhe këtë kërkon Rama që të kontrollojë çdo gjë.
Një çështje tjetër kaq e rëndësishme është përqendrimi i pushtetit në duart e Ramës. Tenton të kontrollojë çdo gjë dhe kjo krijon jo vetëm kriza ekonomike, por edhe kriza të tjera në shoqëri. Sjellja e tij është tërësisht e papërgjegjshme edhe kur pranon faktin që opozita ka merita për kanabizimin dhe dekriminalizimin.
Rama del e thotë që patjetër emigrantët duhet të votojnë. Kemi një problem shumë më të madhe hë për hë se sa vota e emigrantëve, kur kemi largim masiv të qytetarëve, intelektualëve. Shoqëria shqiptare një pike të frikshme.
E njëjta gjë edhe për drejtësinë. Çlidhje ka Rama me Vettingun? Kjo tregon interesin e tij për ta kontrolluar politikisht drejtësinë. Gjithë kjo situatë nga Rama u shoqërua me një fjalim elektoral pa thelb dhe pa substancë.
Mediu: Kujdes me stimulimet religjioze dhe siguria kombëtare
Mediu: Gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar. Nuk mendoj se jemi në kushtet e para 10 viteve kur kishim kushte shumë më të qëndrueshme në interes të Shqipërisë. Tendenca për të rrëshqitur në marrëdhënie klienteliste me Lindjen e Largët apo Lindjen e Afërt, me interesa që na bëjnë të ulim kokën për stimulime të përfshirjes së religjionit në Shqipëri janë të panevojshme dhe me pasoja për të ardhmen. Kemi një Serbi që është pro BE-së, kundër NATO-s, marrëdhënie të hapur me Rusinë. Ne kemi buxhetin e mbrojtjes më të ulëtin. Unë mendoj se partner të rëndësishëm në Ballkan për Shqipërinë janë dhe duhet të jenë Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Duhet një diskutim në nivel specialist për këtë çështje.
Edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s, duhet të diskutojmë për sigurinë kombëtare.
Mediu për grupin parlamentar
Mediu: PR ka pasur historikisht grupin e saj parlamentar. Është e nevojshme të alternohemi më shumë në opozitë. Synimi për të pasur grup parlamentar është për të koordinuar veprimin politik në Parlament dhe i jep më tepër hapësira bashkëpunimit racional të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Është e pa pranueshme që një nga ne të ketë mendim ndryshe edhe për shkak se kemi dalë me një logo me PD-në. Kjo është një marrëdhënie me Partinë Demokratike dhe është një mirëkuptim që e kemi pasur para zgjedhjeve jo në interes të Partisë Republikane.
Mediu: Bashkëpunimi me LSI-në për çështje kombëtare
Mediu: Me LSI kemi ndarje ideologjike, por për çështje të interesit kombëtar, për reformën zgjedhore, për reformën kushtetuese, duhet të ketë një bashkëpunim mbarëparlamentar. Për të bërë një luftë konkrete opozitare në Parlament, çdo faktor opozitar është i tillë pavarësisht nëse duam apo s’duam ne. Ne duhet të përfaqësojmë linjën e djathtë.
Mediu: Rama e shkeli marrëveshjen e 18 majit
Mediu: Marrëveshja u bë për të garantuar një minimum të standardit zgjedhor. Ramës i kishte ngelur vetëm procesi i manipulimit pasi kishte ngritur të gjithë strukturën. Për fat të keq, marrëveshja u shkel në mënyrë të njëanshme. Bashkëpunimi politik është në interes të qytetarëve shqiptarë. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale në reformën kushtetuese apo zgjedhore.
Votimi për qeverinë
Mediu: Nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në votim. Unë mendoj se duhet të qëndrojmë në Parlament për të vepruar me votë, me gjeste. Uroj dhe shpresoj që të jetë një vendim që të respektohet maksimalisht. Qenia jonë në Parlament nuk është përgjegjësi personale. Uroj dhe shpresoj që të mos ketë rrjedhje votash. Çdo deputet që përfaqëson opozitën nuk duhet të thotë unë jam burrë i mirë.
KOHA JONË SONDAZH

