Parlamenti me 53 deputetë të rinj
Nga 140 mandate të legjislaturës së 9-të, në kuvend do të ulen 53 deputetë për herë të parë në radhët e karrigeve të Parlamentit. Rezultati përfundimtar tashmë është mbyllur dhe partia fituese është PS-ja me 74 mandate deputetësh, PD-ja në 43, ndërsa LSI-ja arriti të merrte 19 mandate. PDIU, po ashtu është penalizuar në rezultat, duke marrë 3 mandate deputetësh. LSI-ja ishte partia që futi në listë shumë kandidatë nga radhët e të rinjve për nga mosha.
Partia Socialiste-26 deputetë të rinj
Qarku Tiranë-Dy deputetë të rinj
Nga 18 fitues në qarkun me numër mandatesh më të lartë PS-ja ka vetëm dy emra që do të futen për herë të parë në Parlament. E para është kryesusja e listës së kandidatëve dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Ogerta Manastirliu.
Qarku Durrës-Katër deputetë të rinj
Në qarkun e Durrësit janë katër emra të rinj të PS-së që do të ulen për herë të parë në sallë. Ata janë Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja.
Qarku Elbasan-Dy deputetë të rinj
Nga qarku i Elbasanit ku PS-ja fitoi 7 mandate, do të ulen për herë të parë dy deputetë. Njëri është Arben Kamami dhe tjetri Nuri Belba.
Qarku Korçë-Tre deputetë të rinj
Nga qarku i Korçës, PS-ja fitoi 6 mandate, nga të cilat çon për herë të parë në Parlament, ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali. Një tjetër deputete është Edlira Bode dhe Ilir Xhakolli.
Qarku Fier-Dy deputetë të rinj
Ndërsa në qarkun e Fierit, që për PS-në ka qenë një hambar votash, dy emra nga 10 mandate do të ulen për herë të parë në Parlament. Ata janë, Tatiana Piro dhe Xhevit Bushaj.
Qarku Vlorë-Katër deputetë të rinj
Në qarkun Vlorë janë katër emra të rinj nga 8 deputetë të fituar, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj dhe Fatmir Velaj.
Qarku Shkodër-Dy deputetë të rinj
Qarku i Shkodrës ku PS-ja ka marrë 4 mandate, dy janë deputetë që janë zgjedhur për herë të parë, Senida Mesi dhe Luan Harusha.
Partia Demokratike-20 emra te rinj
Nga 43 mandate që ka marrë e djathta në këto zgjedhje, 20 prej tyre do të hynë për herë të parë në Parlament.
Qarku Tiranë-Tre deputet të rinj
Nga 11 mandate që PD-ja siguroi nga qarku Tiranë, tre janë mandate që shkojnë për deputet të rinj në kuvend. Orjola Pampuri, e renditur pas Bashës në listë, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit si dhe Grida Duma, janë emrat e rinj të PD-së në parlamentin e ri.
Qarku Korçë-Katër deputet të rinj
Nga lista e qarkut Korçë do të ulen për herë të parë në radhët e demokratëve të katër mandatet e fituara në këtë qark. Valentina Duka, Ervin Salianji, Sekretar i Aksionit Qytetar në PD, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu.
Qarku Shkodër-Katër deputet të rinj
Edhe qarku Shkodër do të ul emra të rinj në parlament. Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia.
Qarku Elbasan-Një deputet i ri
Në qarkun e Elbasanit ku PD-ja pësoi një disfatë e vërtetë, Endri Hasa është zgjedhur për herë të parë deputet.
Qarku Fier-Një deputet i ri
Në Fier PD-ja arriti të marrë katër manadte, ku një i takon edhe Luan Baçi, që do të ulet si deputet i ri.
Qarku Vlorë-Dy deputetë të rinj
Nga qarku i Vlorës, ku PD-ja nuk mundi të siguronte mandatin e Arben Ristain dhe të Dashamir Tahri, do të ulë në kuvend, dy deputetë të rinj. Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj.
Qarku Lezhë-Dy deputet të rinj
Nga qarku i Lezhës në Parlament hyn kryebashkiaku, Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj.
Qarku Dibër-Një deputet i ri
Nga qarku Dibër, PD-ja ka fituar dy mandate. Atë të deputetes aktuale, Dhurata Cupi dhe mandatin e deputetit të ri, Xhemal Gjunkshi.
Qarku Kukës-Një deputet i ri
Në Kukës ku PD-ja fitoi, përveç Flamur Nokës do të ul në kuvend edhe Isuf Çelaj.
Emrat nga LSI dhe PDIU
Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë 5 emra që do të ulen për herë të parë në parlament, ndërsa PDIU nga tre mandate të siguara, ka dy deputet të rinj.
Qarku Tiranë-Dy deputetë të rinj
Flodia Kërpaçi është kryetare e LRI-së dhe e renditur e katërta në listë dhe Endrit Brahimllari, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Qarku Durrës-Një deputete e re
Nora Malaj ka mbajtur disa poste në nivel zv.ministrash. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është zgjedhur deputete nga votat e qytetarëve të qarkut Durrës.
Qarku Vlorë-Një deputet i ri
Një emër tjetër që nuk ka qenë në parlament është Shezai Rrokaj, aktualisht kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rrokaj u zgjodh nga vota e qytetarëve të Vlorës.
Qarku Lezhë-Një deputet i ri
Në Lezhë LSI-ja ka arritur të marrë një mandate atë të Viktor Tushaj.
PDIU-Dy deputetë të rinj
Nga radhët e PDIU-së janë dy deputetë që do të ulen për herë të parë në parlament. Ajo është deputetja e re, Reme Lala e zgjedhur në qarkun Dibër dhe biznesmeni Bujar Muça, i vendosur në dyti pas Aqif Rakipit, në qarkun e Elbasanit.
KOHA JONË SONDAZH

