Partia e Lirisë: Shikoni si ndryshoi Veliaj gjurmën e unazës që klientët e tij të ndërtojnë pallate

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka akuzuar Erion Veliajn se ka ndryshuar qëllimisht gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Kodrës së Priftit, për të liruar territore që të ndërtojnë pallate klientët e tij.

Braimllari shkruan se ky është një skenar, ku po goditen qytetarët, të cilët më pas të largohen nga Shqipëria.

Reagimi i Endrit Braimllarit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Banoret e Kodrës së Priftit, segmenti Shkozë-Kodra e Priftit po përballen me pabesinë më të madhe të Erion Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjurma e segmentit qëllimisht është spostuar duke rrezikuar shembjen e mbi 40 banesave.

Arsyeja është e qartë prishen banesat e banorëve për ti varfëruar, dëshpëruar dhe larguar nga vendi dhe lirohet territore për pallate shumëkatëshe të klientëve të Erion Veliaj.

I njëjti skenar në emër të zhvillimit të Qytetit goditen pabesisht qytetarët e pafajshëm.

Qytetarët në emër të zhvillimit nuk kanë ndërtuar aty nga viti 1991 deri në vitin 2022 për ti lënë mundësi zhvillimit por Erion Veliaj sposton gjurmën dhe shkon tek banesat e qytetarëve sepse nuk ka interes zhvillim, por shkatërrimin ekonomik, psikologjik dhe shpopullimin e familjes në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?