Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare. Zbardhet agjenda

Partia Socialiste mbledh paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare.

Në Asamble pritet të miratohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktualë të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Në mbledhjen e Asamblesë pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Punimet do t’i hapë sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa do të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjenda
Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
Sesioni organizativ

Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.

Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
Diskutime të lira

Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?