FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas betimit të ministrave teknikë, Bujar Nishani niset për në Meksikë

Presidenti Nishani do të marrë pjesë në Platformën Globale 2017 për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,  António Guterres.

Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim dhe pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në kuadër të kësaj veprimtarie të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe rrahjes së problemeve për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore.

Në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu krerë shtetesh e qeverish, autoritete të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani është nisur për në Meksikë pas betimit që mbrëmë bënë 6 ministrat dhe zv/ kryeministri teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?