Pas deklaratës së Albina Dedës reagon Preç Zogaj: Nuk pretendoj vlerësime nga ty

Pas deklaratës së fundit  të bërë nga deputetja e PD Albina Deda, mbi qëndrimin e kandidatit Preç Zogaj për kreun e kësaj force politike, ka ardhur edhe reagimi i Z.Zogaj.

Ai ka zgjedhur të repikoj pikërisht në statusin e Facebook , aty ku Deda komentoi deklaratën e tij.

Komenti:

Swiss Digital Desktop Reklama

Albina, shpjegoju sepaku ta painformuarve dhe te ligjve qe kane marre hov nga statusi yt se mua nuk me eshte dhene e drejta e studimit per shkak te biografise, megjithese me mestaraen 10 te shkolles se mesme, se jam themeues i minutatave te pare te PD-se dhe gazetes Rilindja demokratike, se per shpifjet qe me kane bere sektaret e vjeter te shdukur pa nam e nishan i jam drejtuar gjykates njezet vjet me pare qe ka dhene vendim te formes se prere ne fafor te pastertise se figures sime, se mbi bazen e ketij vendimi dhe kontributeve te tjera ne politiken shqiotare jam zgjedhur deputet i PD-se me sistem mazhoritar ( me emer, siç do te zgjidhesha me siguri edhe kesaj radhe). Ti e di mire kete sepse kam firmosur emerimin tend si krytar i grupit te punes. Une nuk te kerkoj ty te ndash mendimet apo opinionet e tua me mua; nuk pretendoj as ndonje vleresim per korpusin e vepres sime te shkruar ku bashke me deshmine e pakontestushme te zhvillimeve njezet e gjashtevjeçare, kam lene edhe shenjen e antikoformizmit ne çdo rrethane, pa marre parasysh koston personale. Shumica dermuese e njerezve te njohur nga bota e medias dhe mjediseve intelektule e njohin kete vlere autirentike timen, pavaresisht se pozicionet nuk i kemi patur njelloj. Une nuk te kerkoj ty te mendosh mire per vepren time dhe as per agnazhimet e mia poltike dhe intelektuale. Por te kekroj te mos me nxjerresh ne priten e njerezve qe riciklojne shpifje te sqaruara ne rruge gjyqesore ( ku mund ti sqarosh tjeter). Per te tjerat do te te shkruaj me vone.

Swiss Digital Mobile Reklama

LEXONI EDHE:

Deputetja e lënë jashtë listës së PD kundër grupit antiBasha: Edhe ti Preç?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?