FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas intervistës së Berishës, ja çfarë qëndrimi mban Lulzim Basha një ditë më pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka theksuar se intervista e dhënë nga Sali Berisha ditën e djeshme ishte një shqetësim i drejtë, një analizë racionale dhe tepër e qartë.

Këtë deklaratë Basha e bëri në studion e Opinion, ndërsa tregoi se padyshim shërben për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim, duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim, për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi

BashaAbsolutisht që e kam lexuar të plotë intervistën e Sali Berishës, ka marrë vëmendjen që meritonte të merrte. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partinë Demokratike, të cilat padyshim shërbejnë për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim për ti dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi. Ishte një intervistë analitike, racionale dhe tepër e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?