Pas LSI edhe Skënder Gjinushi del kundër paktit PS-PD: Antiligjor, ka një hile të madhe politike

Fill pasi kreu i LSI-së, Petrit Vasili e konsideroi si antikushtetues pikën e marrëveshjes Rama-Basha për privimin e partive nga e drejta e koalicioneve në zgjedhjet e 25 qershorit, të njëjtën qëndrim ka ndarë edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili gjithashtu ështe treguar i drejtpërdrejtë kundër marrëveshjes. Ai thotë se pakti shkel Kodin Zgjedhor.

“Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet. Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë”, u shpreh Gjinushi në emisionin “Top Story”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?