Pas paktit me Bashën, Rama vlerëson punën e PD

Gjatë një vizite në Bashkinë e Devollit, shefi i qeverisë është shprehur se kjo Bashki është një shembull i qartë i bashkëpunimit të mirë me Partinë Demokratike, pasi pavarësisht se bashkinë e kanë demokratët, projektet për rikualifikimin urban kanë ecur.

I shoqëruar nga zëvendës/kryeministri Niko Peleshi, Rama ka vizituar disa projekte në qarkun e Korçës.

Marrëveshja Rama-Basha duket se po zbut edhe qëndrimin e qeverisë përballë kryebashkiakëve të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Devolli ku inspektoi punimet për rikualifikimin urban, kreu i qeverisë tha se Bashkia e Devollit është një shembull i qartë që kur ekziston dëshira dhe vullneti politik bëhen dhe punë të mira për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pasqyrë e mirë e bashkëpunimit, kjo, me Partinë Demokratike,” tha Rama.

Rama ka gjetur të njëjtën gadishmëri dhe nga kryetari i djathtë i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të jetë më i ngushtë në të ardhmen.

“Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje,” u shpreh Nallbati.

Gjithashtu kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në qarkun e Korçës  zhvilloi një vizitë në një kombinat të teknologjisë së fundit për përpunimin e mishit, që është ngritur prej një viti ne Korçë, sipas të gjitha standardeve të BE.

Ai ispektoi dhe rikonstruksionin e segmenteve rrugore që lidhin kryqëzimin e rrugës nacionale Korçë-Bilisht me fshatrat Tërovë, Rov, Rrëmbec, Orman, Kuç, Shamboll e Belorta, pjesë të Bashkive Korçë dhe Maliq.

Si dhe pa nga afër punimet per rikostruksionin e shkollës së mesme Maliq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?