FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Ramës, zyrtari i lartë amerikan takon Metën në Kryesi

Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, ndodhet në vendin tonë prej mbrëmjes së djeshme në një përpjekje të fundit për ti dhënë një zgjidhje krizës politike. Axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan nisi me një takim në Kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama. Takimi që zgjati më shumë se një orë nisi në orën 10:30 dhe përfundoi në 11:48.

Në orën 11:52 minuta, Hoyt Brian Yee mbërriti në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta. Pas Metës ai do të takojë kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, i cili do të shoqërohet dhe nga aleatët e tij opozitarë. Takimi do të nisë në 14:45. Ndërkohë në orën 17 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Pas krizës politike 86 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politik në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?