Pas sherrit me mësueset, ministrja Kushi viziton gjimnazin “Andon Zako Çajupi”

Dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” u konfliktuan disa ditë më parë për një tavolinë në lokalin përballë shkollës dhe incidenti u kthye në një shqetësim për figurën e mësuesit.

Një ditë më parë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, ku theksoi se po punohet për forcimin e Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar mbarëvajtje në proceset e shkollës.

Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirë edukimin e fëmijëve tanë. Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës“, shprehet Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?