FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimit më Bashën, Spahiu : Nëse nuk futem në listat e PD, dorëhiqem

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu zhvilloi mbremjen e sotme një takim me kreun e PD-së Basha në selinë blu ne limitet e fundit kohore per tu regjistruar ne KQZ.

Pas takimit, Spahiu tha se njohu Bashën me pretendimet e AK dhe se kreu i PD-së i kishte kërkuar një orë kohë për tu konsultuar rreth tyre.

Në rast të një përgjigje negative nga Basha, Spahiu tha se është i detyruar të japë dorëheqjen si kreu i AK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu: Ka pasur një bisedë me liderin e PD për të cilën nuk kemi rënë dakord. Kemi parashtruar disa parime të cilat unë nuk mund ti tradhëtoj përballë njerëzve që më kanë ndjekur për 6 vjet në protesta kundër PD-PS. Kemi rënë dakord që Bashatë konsultojë për një orë pretendimet e AK.Po kalojmë një situatë shumë të vështirë se unë si lider i AK futa me qindra aktivistë për rrëzimin e qeverisë Rama. Mbetëm i mendimit se në këto 60 minuta do rekleftohet. Në të kundërt nëse do ndihem i tradhëtuar jam i detyruar që pas një ore të jap dorëheqjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?