FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas votës në OKB, Shqipëria në hall? Ja ç’mendon Mimi Kodheli

Votimi i Shqipërisë pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje. Mbi këtë votë nisi edhe një debat në ragun e politikës në vend.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ”7 pa 5”, tha se Shqipëria është një moment transitor sepse edhe SHBA duhet të shkojë drejt një procesi të gjithëpranuar.

“Vendet aleate të ulen për të rënë dakord për atë ç’ka sot kërkon SHBA. E shikoj si një projekt i i cili do të diskutohet brenda vendeve aleate të NATO-s por edhe një proces mes SHBA dhe BE. Unë nuk besoj se jemi në pozitë të vështirë, është një moment tranzicioni për të shkuar drejt një zgjidhjeje të përhershme dhe të paqme për të gjithë”, tha Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?