Pas votimit të Kryeprokurores, kërkohet bashkëpunim tripalësh Kuvend-Qeveri-Institucione të pavarura

Një ditë pas votimit të tensionuar të kryeprokures së përkohshme nga mazhoranca në Kuvend, Kryetari i këtij institucioni Gramoz Ruçi kërkoi sot bashkëpunim tripalësh Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura në kuadër të plotësimit të rekomandimeve për procesin e integrimit të vendit në BE. Deklaratat e tij kryeparlamentari Ruçi i beri në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku u zhvillua takimi i parë i Mekanizimit të Përbashkët për Monitorimin Sistematik të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

RuçiUnë sot kam disa mesazhe për kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe nënkomisioneve të Kuvendit: 

Është e nevojshme të bashkërendohet kalendari i komisioneve parlamentare për kontrollin parlamentar ndaj qeverisë me kalendarin e kontrollit për çështjet e rekomandimet e ngritura nga të gjitha institucionet e pavarura. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Është me rëndësi që çdo komision të hartojë planin tematik të kontrollit parlamentar për çështje me interes publik ose për të cilat ka moszbatim të institucioneve të pavarura. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e nevojshme të hartohet lista e dëgjesave dhe ajo e informacioneve me shkrim për gjetjet dhe masat e kërkuara në progres raportin e vitit dhe për niveline  zbatimit të masave që rekomandojnë prgres raportet. 

Komisionet të ndjekin me dinamikë zbatimin e rekomandimeve të mekanizmave monitorues, të konventave ndërkombëtare dhe të institucioneve të pavarura dhe hapat e hedhur me bashkëpunimin tripalësh Kuvend-qeveri -institucione të pavarura. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?