Pas votimit të Vetingut, Berisha: Seanca historike e parlamentit shqiptar

Ish-Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi maksimalisht seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë të 22 majit, seancën ku u miratua Vetingu. Ai e konsideroi atë “një seancë historike të parlamentit shqiptar” e dha sot edhe arsyet pse ishte e tillë:

“Seanca e mbrëmshme ishte vërtet historike, – argumenton Berisha në Fb,- sepse Parlamenti votoi marrëveshjen e datës 17 maj, me të cilën fitoi Shqipëria dhe çdo shqiptar;

Parlamenti votoi grupet e vettingut nga opozita, duke hapur rrugën e avancimit të reformës së drejtësisë dhe dëshmuar kështu fallsitetin e akuzave absurde që iu bënë opozitës nga Rama dhe papagajtë e tij;

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamenti, nëe heshtje zhvilloi ceremoninë e funeralit të “Rilindjes”, e cila vdiq pas 44 muaj jete pasi shkatërroi Partinë Socialiste, mbushi vendin me krim e droge, varfëri e mjerim. Ndjese pastë, Amin!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama ngjante mbrëmë me atë kapitenin, që pasi ka mbytur në stuhi gjeminë, mbyt në ujë edhe ekuipazhin e vet për të shpëtuar lëkurën e tij. I pashpresë. Amin!”përfundon Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?