Paskal Milo: Kavaja kundërshtoi diktaturën, duhet të ndal dhe regjimin autoritarist të Ramës

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ishte sot në takimin e Kavajës, në mbështetje ta kandidatit të LSI-së për Bashkinë, Maksim Kona. Në fjalën e tij, Milo tha se Kavaja është qyteti që doli i pari kundër dikaturës komuniste dhe do të jetë i pari që do të ndalë sistemin autoritarist të Edi Ramës. “Kavaja në mënyrë të veçantë ka një përvojë të madhe që nuk duhet ta harrojë edhe në këto zgjedhje. Kavaja ka qenë e para që ka kundërshtuar diktaturën e kaluar komuniste. Kavaja sot, duhet ti thotë jo, ndal të gjitha përpjekjeve që bëhen për të krijuar një regjim të ri autoritarist, që mund ti hapë rrugën edhe diktaturës nesër”,- tha Paskal Milo.

Ai u shpreh se në betejën për demokracinë të gjitha forcat duhet të jenë bashkë, pavarësisht flamujve të partive. “Dhe në këtë betejë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të demokracisë ne duhet të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht ngjyrave dhe flamujt e partive sepse demokracia është e shtrenjtë për të gjithë ne dhe ne demokracinë duhet ta ruajmë nga njerëzit që duan të kapin pushtetet, nga njerëzit që duan të kapin të gjitha institucionet”,- tha Paskal Milo.

Ai vlerësoi kandidatin e LSI-së si modelin e drejtuesve që duhet të kenë sot të gjitha institucionet në vend. “Kavaja duhet të ndryshojë mënyrën e qeverisjes sepse Shqipëria ka nevojë sot jo për analfabetë por për shkencëtare, ka nevojë për profesionistë dhe intelektualë dhe Kavajës më tepër se kurrë i duhet sot një njeri i tillë. Sigurisht unë jam këtu në këtë fushatë elektorale që ka përmasa kombëtare dhe çështjet kombëtare janë shumë më të rëndësishme se ato lokale padyshim dhe LSI, Demokracia Sociale dhe shumë të tjera që janë angazhuar për të bërë një fushatë zgjedhore moderne, një fushatë zgjedhore që do ti japë Shqipërisë nesër një parlament të ri, jo parlamentin e kriminelëve, jo parlamentin e njerëzve të korruptuar, por parlamentin e njerëzve të shquar, përfaqësuesve të denjë të popullit shqiptar”,- tha Paskal Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bëri thirrje të gjithë mbështetëve se PDS-së që të votojnë kandidatin e vlerave europiane, Maksim Kona. “Prandaj ka shumë rëndësi sot që populli Kavajës të kuptojë se ka nevojë të mbështeten të gjitha forcat progresiste, vërtet demokratike, që e duan Shqipërinë dhe të ardhmen evropiane të saj. Dhe Demokracia Sociale është një nga këto parti që e do stabilitetin e Shqipërisë, që e do të ardhmen evropiane të saj”,- tha Paskal Milo.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?