Paskal Milo: Rama dhe Basha do bëjnë pazar me Kushtetutën
Kryetari i PDS Paskal Milo ka shprehur shqetësimin se Edi Rama dhe Lulzim Basha mund të takohen sërish për një marrëveshje. Milo tha se pas marrëveshjes së parë në dëm të partive të vogla, ekziston mundësia që Rama e Basha të avancojnë me shumë në këtë drejtim.
“Çfarë garancie kemi ne që në një natë tjetër, para 25 qershorit, ata nuk takohen fshehurazi dhe të bëjnë ca rregulla apo ca veprime të tjera. E dëgjova mbrëmë me vëmendje Ramën, dhe ai la të kuptohet se pas zgjedhjeve do bëjnë ndryshime të tilla në emër të reformës zgjedhore, saqë do të vendosin monopolin e partive të mëdha. E kanë edhe tani, por do ta bëjnë edhe më tej”, u shpreh Milo në emisionin “Studio e Hapur”.
KOHA JONË SONDAZH

