Paskal Milo: Rama po tallet në fushatë. Mos e merrni seriozisht as si Kryeministër

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se kryeministri Rama e ka bazuar fushatën në batuta, alegori dhe sarkazëm, çka sipas tij është joserioze.

“Politikisht do të thosha që z. Rama gabon për nga mënyra sesi po e zhvillon fushatën. Me batuta dhe duke përdorur alegori apo sarkazëm, nuk i përdor vetëm njëherë. Kur batutën e kthen në qëllim në vetvete dhe e përdor për të bërë fushatë, këtu kemi një qasje të gabuar dhe joserioze. Sipas vendit bëhet edhe kuvendi. Nëse ai nuk prek problemet që ka ky popull, atëherë as kryeministri nuk mund të merret seriozisht. Unë habitem sesi kryeministri e bën fushatën. Ndoshta është i bindur se e ka të fituar betejën. Nëse është kështu, të rrijë në zyrë e të mendojë si të qeverisë më mirë dhe të ndalojë arratisjen e njerëzve nga vendi”, tha Milo në një intervistë në TemA TV, kreu i PDS-së.

Kreu i PDS-së tha se Rama i harron aleatët kur nuk i duhen. “Ai ka treguar se kur i duhen miqtë, i mërzit 20 herë në ditë. Kur nuk i duhen, i harron për vite të tëra”, përfundoi ai. Pak ditë më parë, PDS dhe LSI nënshkruan një marrëveshje politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?