Pastrim spitaleve, Vasili: Refren i 2013, asnjë vizion dhe strategji për shëndetësinë
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ministres të Shëndetësisë, mbi aksion me me IKMT për pastrimin e spitaleve në vend nga ndërtimet pa leje.
Vasili në një koment në facebook, shkruan se Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale, pa ndonjë plan për qeverisjen, deklaron si në 2013 që spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje, ku shton pyetjen se kush është fajtori për ndërtimet përgjatë 2013-2017.
“Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë. Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje. Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?”, shkruan Vasili.
Duke e cilësuar deklaratën si një refen i njëjtë, Vasili njëherësh edhe kreu i komisionit të Shëndetësisë, shton se pa asnjë startegji dhe me vetëm mediokritet antimjeksor, Ministria është kthyer në drejtori komunale.
“Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati. Është i qartë që s’ka asnjë vizion për shëndetësinë, s’ka strategji, ka vetëm mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale”,-vijon Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

