FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Basha më ofroi pazar. Reagon Ristani: Keqardhje, negocimi nuk është pazar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi pazar që ai të mos e sfidojë.

Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Më poshtë reagimi i plotë i Arben Ristanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përmbushje të detyrave të mia si Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe në interesin e saj me të mirë, kam bërë përpjekje që gara për kryetar të PD-s të ofrojë garanci statutore, gjithëpërfshirje dhe të jetë një proces bashkimi për partinë ashtu sikurse një proces emancipimi për të gjithë shoqërinë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Keqardhje qe “negocimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e moralit tim ashtu sikurse i kulturës politike të PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?