FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Basha sëmundja e PD-së, e ndan partinë me vjehrrin dhe kunatin

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ftuar sonte tek emisioni “Opinion”, ka vendosur të flas “pa doreza” mbi situatën në të cilin ndodhet PD-ja . Ai është shprehur se Basha është sëmundja e PD-së dhe se ai tani po e ndan partinë me vjehrrin apo kunatin.

“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri”, tha Patozi.

Më herët ai pohoi se nuk do të kandidojë në garën për kryetar të PD-së. “Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së. Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai tha se gara ka nevojë për disa kushte, Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hedhin në erë që ditën e parë procesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?