FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: E kemi gjetur njeriun që fiton garën në PD. Tani na duhet një që fiton përballë PS

Deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar garën për kreun e Partisë Demokratike. Në një shënim në Facebook, Patozi sjellë një batutë të një miku të tij, i cili thotë se “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Postimi i Patozit në Facebook:

PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?