Patozi flet për takimin me “rebelët” e PD-së: Kush po e rrit çmimin e kafesë
Konferenca e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli së bashku me ish-Ministrin Arben Imami, për listat e PD-së, ku u kërkua mbledhja e forumit për shkarkimin e kreut Basha, pasi listat i cilësuan si jashtë statutit të PD-së dhe nul, u pasua me një takim me të përjashtuarit e listës.
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për herë të parë për takimin e sotëm me pjesën tjetër të kritikëve të Bashës që u lanë jashtë listave të PD-së. Patozi ka hedhur poshtë zërat se po krijohet një lëvizje e re brenda PD-së. Në një status në “Facebook”, deputeti theksoi se ishte thjesht një takim mes anëtarësh të PD-së.
Patozi sqaron se ai takim, është në vazhdën e betejës për zgjedhjet e 25 qershorti, “ne jemi në fushatë dhe betejën e vetme dhe më të rëndësishme e kemi me kundërshtarin përballë, i cili është Partia Socialiste dhe Edi Rama”, shkruan më tej Patozi.
STATUSI
Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq.
Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.
Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume.
Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

