Patozi: Ndjehem i çliruar që Basha nuk më vendosi në listë për deputet

Ish-deputeti i PD-së, Astrtit Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha.

Patozi u shpreh se ndryshoi mendim pasi pa grupin parlamentar të Partisë Demokratike në seancën e parë.

“Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rodhën votat”, – u shpreh Astrit Patozi në emisionin “Oktapod”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?