Patozi ne Korçë: Rinia demokrate nuk e pranoi shmangien e përgjegjësisë për humbjen

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ndodhet ditën e sotme në një takim me demokratë korçarë, në vijim të turit të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Në fillim të fjalës së tij, Patozi tha përpara korçarëve se në këtë takim dhe në dy takimet e tjera ai ka marrë dy mesazhe mjaft të rëndësishme nga demokratet korçarë, mesazhe që tregojnë se PD do të ringrihet.

“Për të ardhur këtu, ne kemi shjkuar në Durrës, në Vlorë, kemi pasur takime të shkëlqyera. Këto takime kanë pasur 2 mesazhe të forta: Kanë treguar se demokrtatë që janë të shqetësuar, për humbjen e pamerituar, demokratët që mendojnë si ne nuk janë të izoluar dhe ju sot të gjithë jeni treguesi më I mirë, që FRPD nuk e pranon mosmbajtjen e përjegjësise dhe mos mbajtjen e një gare të drejtë. Dhe e dyta është për shqiptarët, se nuk është e domosdoshme për të qenë anëtar për PD për ta dashur atë, PD është aset kombëtar”, tha Patozi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?