Patozi, nis nesër në Durrës takimet anti-Basha

Astrit Patozi, ish-nënkryetari i PD-së do të nisë nesër një tur takimesh në të gjithë vendin, me qytetarë të zakonshëm dhe mbështetës të PD-së.

Mësohet se takimi i parë i Patozit do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në qytetin e Durrësit.

Ky tur takimesh zhvillohet paralelisht me takimet që Basha e Selami po zhvillojnë me anëtarët e PD-së për zgjedhjen  e kryetarit të ri të partisë. Patozi ka kritikuar qëndrimet e Bashës në këtë proces dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se ka nisur edhe mbledhja e firmave për të thirrur Këshillin Kombëtar të PD-së. Mjaftojnë vetëm 69 anëtarë nga 275 që janë në total për ta thirrur këtë mbledhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?