FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Opozita dështoi në ditën e parë të Parlamentit

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi e ka cilësuar një dështim të vërtetë ditën e parë të opozitës së listës Basha në Parlament.

I ftuar në ABC Neës, Patozi fillimisht tha se qënia jashtë parlamentit nuk i ndryshon pasionin e tij për politikën dhe aq më tepër eksperiencën politike të një njeriu.

Më tej Patozi tregoi 3 pikat që duhet të trajtonte opozita në ditën e parë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Opozita sot duhet të merrej me

Swiss Digital Mobile Reklama

-Programin e qeverisë

-Formulën e kabinetit

-Përbërjen e qeverisë

Këto 3 pika pashë që nuk u diskutuan. Pashë kryetarin e partisë sime që nuk trajtoi këto çështje, por trajtoi pse nuk mbajti premtimet Edi Rama. T’i kërkosh sot Edi Ramës për premtimet është një nonsense politik sepse kjo është një çështje e mbyllur.

Opozita është pasqyra e qeverisë ku qeveria del siç është. Kjo nuk doli sot dhe uroj të ndodhë nesër. Inkurajoj çdo koleg ta bëjë këtë me dinjitet”,- tha Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?