Patozi vijon betejën përballë Bashës/Do ta fusim garën në shinat statutore

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për Top Story ka deklaruar se nuk ka hequr gara dhe do të vazhdojë të kërkojë respektimin e statutit.

“Unë vazhdoj të jem dhe do të mbetem kryetar i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Unë jam kandidat por jo në farsë. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta futur në shinat statutore garën për kryetar”, tha Patozi.

Duke e cilësuar vendimin që u mor nga kryesia e PD-së për fillimin e garës me dy kandidatura Lulzim Basha dhe Eduard Selami, si një “ferman të Sulltanit”, Patozi komentoi se: “Kjo që u gatua në Kryesi është një farsë që unë se prisja se do të mbërrinte në këtë pikë. Kjo është humbja më e rëndë që PD ka pësuar në 2 vitet e jetës së saj, dhe për fat të keq një gjë kaq serioze por merr edhe përmasa groteske. Unë nuk e parashikoja këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po pse Astrit Patozi nuk e zyrtarizon kandidaturën e tij ai shpjegon: “ E para nuk ka qenë në rregull që duhe të kishte një paraqitje kandidature, por edhe sikur të kishte mua më mjafton paraqitja publike para 3 milionë shqiptarëve së bashku me kushtet për të patur garë. Më kujtohet dikur Shkëlqim Meta që protestonte në PS se nuk i jepnin formularin për të garuar në PS. Ajo që mund të them sot është se sic është serioze gara në PD, është serioze edhe nisma ime që nuk është personale që vjen si vullnet i mijëra demokratëve dhe ne jemi të vendosur të mos e lëmë në mes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?