Paulin Stërkaj mbron fort heroin Prek Cali, kritikon deputetin që fshihet pas biznesit
Shpërthen deputeti socialist Paulin Stërkaj. Debati i hapur pak ditë më parë për prishjen e kullës së Prek Calit, antikomunistit të vrarë në Shkodër, duke se nuk është mbyllur akoma. Paulin Stërkaj shquhet për korrektesi dhe integritet politik e personal. Ka qenë deputeti i PS-së së Shkodrës Paulin Stërkaj, i cili në mbledhjen e grupit, ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se ata që po mundohen ta mbrojnë janë disa persona të cilët po tentojnë ta kthejnë në biznes kullën dhe historinë e tij.
Edhe pse nuk e përmendi në mënyrë nominale, deputeti Stërkaj la të kuptohej se fjala ishte për deputetin tjetër të Shkodrës, Tom Doshin. Ishte Tom Doshi që pati deklaruar se do ta rindërtojë me forcë kullën e Prek Calit, sipas tij e prishur kastile nga bashkia e Malësisë së Madhe. Por më pas ishte kryebashkiaku Tonin Marinaj që hodhi poshtë akuzat e deputetit Doshi.
“Ca individë të veshur me pushtet dhe ish-pushtetarë vendorë kanë vendosur të rikonstruktojnë kullën, pra e kanë prishur ata. Ndërhyrja është bërë duke prishur muret e nisura nga ata, kur u njoftuam nga nipi i Prek Calit. Ka dalë një deputet dhe ka thënë do ta bëj shtëpinë 3 katëshe, ai është 15 breza larg me Prek Calin, e ka të afërt siç e kam edhe unë. Ka shkuar rruga në Vermosh e ç’të bëjnë tani thonë e kam gjysh me i marr tokën me e përdor për qëllime të veta, për biznes. Ne thjesht e kemi marrë në mbrojtje, kemi qëllim trojet e Prek Calit nga pushteti vendor”, – tha Sterkaj.
Deputeti Stërkaj mbetet një nga deputetët me pranë halleve të elektoratit. Ai nuk njeh pazare, ndaj shquhet për korrektesi dhe vendosmeri. Nuk dihet cili do jetë reagimi i deputetit të PSD, Tom Doshi pas deklaratës së fortë të Paulin Stërkaj.
KOHA JONË SONDAZH

