FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pavarësisht pjesëmarrjes: PS e LSI kanë më shumë vota se në 2013-ën

Pavarësisht se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte afro 8 për qind më e ulët se në zgjedhjet pararendëse, Partia Socialiste duket se ka arritur të ruajë numrin e votave të saj.

Kështu, kur janë numëruar më pak se gjysma e numrit të kutive në rang kombëtar, PS ka siguruar më shumë se gjysmën e votave që arriti të marrë si forcë politike në zgjedhjet e vitit 2013.

Më konkretisht në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS mundi të marrë 713 mijë vota në rang vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kur janë numëruar vetëm 2600 kuti nga 5362 kuti në total, PS ka marrë 365 mijë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që PD ndërsa në zgjedhjet e shkuara si opozitë morri 680 mijë vota, aktualisht për 2600 kuti ka marrë 212 mijë vota. Rritje të madhe ka pësuar edhe LSI, e cila nga 180 mijë vota në zgjedhjet e shkuara aktualisht për më pak se gjysmën e kutive ka marrë 110 mijë vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?