FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pavlefshmëria e listave, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot padinë e PAP

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot vendimin për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për pavlefshmëri të listave të kandidatëve. Kolegji e shtyhu për ditën e sotme mbledhjen, ku është kërkuar edhe pranina e të gjitha partive politike që janë regjistruar në KQZ në proces, si palë interesi.

Mbledhja e sotme e Kolegjit, vjen pas shtyrjes që iu bë seancës, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhën një marrëveshje, ndërsa data e zgjedhjeve u caktua më 25 qershor, ditë që u dekretua dhe nga presidenti Bujar Nishani.

Më herët, në Kolegj ishte dhe ankimimi i Partisë Agrare Ambientaliste, por kërkesa u tërhoq pas miratimit të marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?