FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pazari vazhdon? Rama i jep dorën Bashës në Kuvend

PD ka premtuar një opozitë shumë të fortë në Kuvend. Por takimi i sotëm Rama-Basha në sallën e Kuvendit tregon për një klimë shumë dashamirëse mes dy drejtuesve kryesorë të politikës.

Në foton e publikuar nga gazeta Mapo duket qartë se si kryeministri, njëherësh dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i ka zgjatur dorën dhe ka takuar liderin e pozitës njëherësh kryetar të PD-së, Lulzim Basha, sot gjatë seancës parlamentare të pasdites në Kuvend. Basha nga ana e tij, duket i qetë dhe i qeshur, teksa ka zgjatur dorën të takojë kundërshtarin e tij më kryesor në këtë Parlament.

“Kryetar mirë je” ishin fjalët e Edi Ramës i ndjekur nga vështrimet kurioze të gjithë deputetëve që ishin në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka asgjë të keqe kur politikanët takohen. Madje politika shqiptare ka nevojë për shtendosje tensionesh. Problemi është se dje Basha thoshte se ky parlament, kjo qeveri dhe ky Kryeministër fitoi me votat e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një takim i tillë, që duket se është kërkuar nga Rama, u jep dhe më shumë zë ideve se marrëveshja e fshehtë Rama-Basha vazhdon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?